Edhe një fitore për Ballkanin

Futboll

Edhe një fitore për Ballkanin

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 14:53
Edhe një fitore për Ballkanin

Ballkani fiton tri pikë të mëdha, që nuk maten as me ari në luftë për t’u ngritur në mesin e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Therandasit para shikuesve të vet ashtu siç pritej edhe ngadhënjyen me rezultat 3:0 ndaj KEK-ut të fundosur. Blend Baftiu në minutën e 27-të, Borce Manevski 62’ e Besnik Krasniqi në atë të 90-tën shënua për fitoren e madhe të Ballkanit, e cila aktualisht ngjitet në pozitën e gjashtë me 27 pikë, kurse KEK-u është i fundit me 1 pikë. Në fakt, për trajnerin e Ballkanit, Sami Sermaxhajn, janë tri pikë të mëdha, është fitorja e dytë rresht në pranverë pas asaj me 2:0 kundër Drenicës, pra, plot 180 minuta pa pësuar gol në dy ndeshjet e para të pranverës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat