Uli Hoenes u nderua me mirënjohje dhe fanellë të Kombëtares së Kosovës

Futboll

Uli Hoenes u nderua me mirënjohje dhe fanellë të Kombëtares së Kosovës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 18:59
Uli Hoenes u nderua me mirënjohje dhe fanellë të Kombëtares së Kosovës

 Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beq Cufaj, sot, e ka ndjekur nga afër në “Allianz Arena” ndeshjen ndërmjet Bayernit dhe Hertha Berlin, me ftesë të presidentit të FC Bayern, Uli Hoenes.

Me këtë rast, ambasadori Cufaj, ia ka përcjellë presidentit Hoenes falënderimet e presidentit të FFK-së, Agim Ademi, për kontributin e dhënë për Kosovën në ditët më të vështira, si dhe ia ka dhuruar në emër të presidentit Ademi dhe FFK-së, një mirënjohje dhe fanellë të Kombëtares së Kosovës, si një personalitet i dashur dhe shumë i njohur i futbollit gjerman dhe atij botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat