Shkëndija udhëton drejt Shkupit

Futboll

Shkëndija udhëton drejt Shkupit

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 19:17
Shkëndija udhëton drejt Shkupit

Shkëndija udhëton drejt Shkupit me ambicie për të përforcuar pozitën e parë në renditje dhe kuqezinjtë duken të gatshëm për vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohen në terrenin e Makedonija Gj.P., fushë ku herën e fundit kemi barazuar pa gola. Kuqezinjtë gjysmësezonin pranveror e nisën me fitore kundër Vardarit, mirëpo ai triumf shpejt u arkivua dhe vëmendja gjithë javën ishte e kthyer ka përballja e rradhës. Stafi teknik nuk ka patur ndonjë problem në procesin e punës dhe performansa e skuadrës në seancat stërvitore bind se futbollistët janë të gatshëm për ndeshjen me Makedonija Gj.P..

Gledi Mici do të jetë një vlerë e shtuar në formacionin e trajnerit Osmani. Mbrojtësi i majtë kthehet në skuadër pasi kundër Vardarit vuajti pezullimin shkaku i pesë kartonëve të verdhë. Për të njejtat arsye tani jashta kombinimit mbetet mbrojtësi Egzon Bejtullai që në sfidën e xhiros së kaluar kompletoi 5 kartona të verdhë. Prej më parë dihet se nuk luajnë Besart Ibraimi i operuar në ligamentet e gjurit dhe Marjan Radeski që ende nuk është gati 100% për lojë.

Makedonija Gj.P. këtë kampanjë ka ndërtuar skuadër për respekt, e denjë për t’i shkaktuar problem çdo rivali në LPFM. Shkëndija e ndjeu këtë në takimin e parë të këtij edicioni të luajtur në vjeshtë kur 90-të minutat e para në Shkup u mbyllën baraz 0:0. Sfidën e dytë në Tetovë kuqezinjtë e fituan bindshëm 5:1 dhe tani kërkohet fitorja e rradhës.

Ndonëse kemi ditur të bëjmë edhe rezultate bindëse ndaj këtij rivali, ndeshja shihet me kujdes maksimal pasi befasitë nuk kanë munguar. Është fakt se në historinë më të re Shkëndija nuk njeh humbje në duelet me Makedonija Gj.P., por të dielën tre pikët mund të koleksionohen vetëm me angazhim maksimal gjatë 90-të minutave në terren.

Makedonija Gj.P. vs Shkëndija luhet të dielën në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov të Shkupit me fillim në orën 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat