“E urrej egoizmin! Te Real Madrid e pagova shtrenjtë me Bale!”

Futboll

“E urrej egoizmin! Te Real Madrid e pagova shtrenjtë me Bale!”

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 00:52
Carlo Ancelotti dhe Bale

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti gjatë një interviste të dhënë për mediat italiane, ndër të tjera, kur u pyet se cilën verëson më shumë nga të dyja, egoizmin apo altruizmin, për të mbështetur përgjigjen e tij, ka risjellë në vëmendje një episod të përjetuar te Real Madrid, gjatë kohës kur ai drejtonte Los Blancos.

“Nëse ekziston diçka që më çmend fare, është egoizmi. Kur një futbollist duhet të pasojë topin, por nuk e bën. Jam personi që këtë dobësi e kam përjetuar në vetë të parë”, tregon trajneri i Napolit. 

“Te Real Madrid, zëvendësova Bale gjatë një ndeshje ndaj Valencias. Ai duhet të pasonte topin te Benzema, që do të kishte shënuar me portën e boshatisur, por ai preferoi të gjuajë vetë. Ishte kjo arsyeja që mes meje dhe presidentit Florentino Perez u ndez një debat. Unë e zëvendësova Bale dhe sherri u ndez”, rrëfeu Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat