Është 32 vjeç, por Juventusi mendon për rinovimin e sulmuesit

Futboll

Është 32 vjeç, por Juventusi mendon për rinovimin e sulmuesit

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 12:40
Juventusi

Është një nga çështjet në tryezën e drejtorit sportiv Fabio Paratici dhe mund të jetë koha për të folur për rinovimin e Mario Mandzukic, bën me dije sot "Tuttosport", gazetë shumë pranë kampionëve të Italisë. 

Kroati ka një kontratë deri më 30 qershor 2020 dhe fiton gati 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që me paraqitjet e tij mbetet lojtar mjaft i rëndësishëm, edhe pse tashmë është 32 vjeç. 

Paratici mendon si trajneri Massimiliano Allegri, Mandzukic ka qenë përcaktues në momente vendimtare dhe nuk ka një alternativë cilësore në ekip, apo edhe në merkato. Nga ana tjetër, rinovimi i kontratës për një sulmues 32-vjeçar mund të jetë një veprim i rrezikshëm, sidomos me pagën aktuale. 

Duke e lënë atë të largohet me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm, në moshën 33-vjeçare, nuk do të jetë ndonjë humbje e madhe financiare për klubin bardhezi, por e gjithë çështja vërtitet rreth pasuesit të kroatit, i cili për momentin duket i paprekshëm. Për këtë arsye, Juventusi po bën gati ofertën për rinovim, por me pagë më të ulët, duke parë edhe moshën e futbollistit, i cili nuk ka pasur oferta serioze kohët e fundit, por nëse del i lirë në treg, është e qartë që gjen kontratë faraonike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat