Ibrahimovic bëhet kapiten i LA Galaxy

Futboll

Ibrahimovic bëhet kapiten i LA Galaxy

Më: 2 mars 2019 Në ora: 10:21
Ibrahimovic

Pas një pushimi prej rreth tre muajsh, sezoni i kampionatit amerikan fillon sot dhe skuadra e LA Galaxy janë padyshim ndër favoritët e mëdhenj për të triumfuar.

Ekipi i LA Galaxy, i cili do të debutojë nesër, njoftoi lajmin e madh: "Zlatan Ibrahimovic u zgjodh si kapiteni i ri i Galaxy."

Ibrahimovic është pjesë prej një viti në SHBA. Që pas largimit nga Manchetser United në janar të vitit të shkuar.

Ai ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje, por tashmë do të ketë më shumë përgjegjësi në fushë, teksa klubi vendosi ta bëjë lider të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat