Josa shpreh keqardhje për humbjen e Prishtinës

Futboll

Josa shpreh keqardhje për humbjen e Prishtinës

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:15
Josa shpreh keqardhje për humbjen e Prishtinës

Prishtina e ka bërë një hap të madh prapa në luftë për titullin e kampionit, pasi sot ka pësuar humbje (0:1) nga Llapi. Megjithatë, trajneri i skuadrës kryeqytetase, Mirel Josa vlerëson se lufta nuk ka përfunduar.

“Gjërat janë komplikuar, por asgjë nuk ka përfunduar. Është shumë keq që humbëm sot, sidomos pas një pjese të parë që duhej të realizonim, duhej të ishim më të dendur në zonën e kundërshtarit. Në pjesën e dytë skuadra e humbi qetësinë, megjithëse janë disa momente që duhej të ruanim qetësinë dhe jo të luanim me topa të gjatë për të arritur në zonën e kundërshtarit. Te goli i realizuar duhej të kishim koordinim më të mirë me Dallkun dhe Bekteshin”, deklaroi Josa.

Ai ka folur edhe për duelin e radhës ndaj Feronikelit në mesjavë, teksa mundohet ta largojë presionin nga futbollistët e tij para këtij dueli.

“Kjo humbje nuk do të ndikojë për duelin e radhës ndaj Feronikelit. Duhet ta marrim me qetësi dhe t’i zgjidhim problemet që kemi, sidomos pas kartonëve që morëm sot”, ka shtuar Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat