Memushaj ballëlart me Pescara-n

Futboll

Memushaj ballëlart me Pescara-n

Më: 3 mars 2019 Në ora: 17:31
Memushaj ballëlart me Pescara-n

Pescara ka arritur të fiton me rezultat 2:0 përballë Spezia-s. Fitore që e çon në vendin e 3-të të renditjes. Autorët e golit ishin Mancuso në minutën e 19-të dhe Crecco në minutën e 59-të. Të dy asistimet e takimit u dhuruan nga mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj. Vlen të theksohet se te goli i parë nuk i është shënuar asistim, për shkak se topin e ka prekur mbrojtësi. Memushaj tregon se është në formë të shkëlqyer madje duke qenë ndër vendet e para të renditjes për sa i përket asistimeve. Pescara është në vend të tretë me 44 pikë, tri me pak se lideri Brescia mpas 26 jave në Serie B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat