Derbi i emocioneve në Prishtinë

Futboll

Derbi i emocioneve në Prishtinë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 17:18
Derbi i emocioneve në Prishtinë

Prishtina dhe Feronikeli e zhvillojnë derbin e stinorit pranveror. Distanca prej pesë pikëve në favor të drenicasve ka bërë që ndeshja të jetë e rëndësisë së veçantë. Pas humbjes me Llapin, Prishtina i humbi edhe tre futbollistë titullar, të suspenduar me kartonë janë kapiteni Dallku, sulmuesi Khalid dhe mbrojtësi i majtë Bashiru, ndërsa nuk ka probleme me lëndime.

Prishtina në tetë ndeshjet e fundit kundër dy-herë kampionëve të Feronikelit nuk ka pësuar humbje, duke i arritur 4 fitore e 4 barazime. Prishtina ka fituar edhe përballjen e fundit të zhvilluar në Drenas me golin e Marjo Morinës. Në fakt Feronikeli nuk i ka shënuar gol Prishtinës në katër përballjet e fundit – të gjitha këto të zhvilluara në Drenas.

Java XXI

Prishtina – Feronikeli

E mërkurë, 6 mars – ora 17:00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Besnik Morina (Vu), Elvis Bicaj (Is) – Mervan Bejtullahu (Gjl)

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore: 2 euro
Tribuna veriore: 3 euro
Tribuna perëndimore: 3 euro
Tribuna VIP: 5 euro.

Josa: Kam besim te skuadra

“Normale, ndeshja do të ishte përcaktuese si do që të ishte ndeshja. Ne duhet të jemi të qetë, të qetë për faktin që pavarësisht na mungojnë tre lojtarë me kartonë në ndeshje me Llapin dhe po i kthehem sërish asaj ndeshje, do të duhej të ishim shumë më të qetë, të paktën përveç dëmtimit në pikë mos të dëmtoheshim edhe me lojtarët që do të na mungojnë.

Megjithatë kam besim te skuadra. Besoj se shumë përcaktuese është ndeshja, por edhe nuk do të thotë që është përcaktuese dhe do të shkojnë të gjitha gjërat, sepse me fjalë nuk bëhet asnjë gjë, por çdo gjë duhet të bëhet me vullnet dhe me aftësi se çfarë do të bëjmë në fushën e lojës. Unë nuk jam i shqetësuar fare, për faktin sepse jam i bindur që skuadra do të shprehet mirë në lojë, pastaj rezultati është një gjë tjetër”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat