Low përjashton tre yje nga kombëtarja

Futboll

Low përjashton tre yje nga kombëtarja

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:44
Muller e Hummels

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka konfirmuar se Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller nuk do të grumbullohen më me përfaqësuesen. 

Tre yjet kanë qenë pjesë e kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në Brazil 2014-të. Trajneri ka thënë se 2019-ta do të jetë "një fillim i ri për kombëtaren e Gjermanisë".  

"Ata kanë dhënë kontributin e tyre për shumë vite në kombëtare", ka shtuar Low. "Falënderoj Mats, Jerome dhe Thomas për vitet e jashtëzakonshme që kemi kaluar bashkë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat