“Vetëm grekë në kombëtare”, tifozët i dalin kundër shqiptarit

Futboll

“Vetëm grekë në kombëtare”, tifozët i dalin kundër shqiptarit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 14:02
“Vetëm grekë në kombëtare”, tifozët i dalin kundër shqiptarit

Sulmuesi me origjinë vlonjatë, Fiorin Durmishaj ka refuzuar Kombëtaren shqiptare, teksa ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë. Ky vendim i 22-vjeçarit ka bërë një bujë të madhe në mediat shqiptare si dhe ato greke.

Edhe pse bëhet fjalë për një futbollist që është duke shkëlqyer me fanellën e Panioniosit, helenët duket se nuk e kanë mirëpritur aspak zgjedhjen e Durmishajt. Në një hulumtim të bërë në mediat sportive greke, vihet re se reagimi i sportdashëve grek për ish-sulmuesin e Kombëtares Shpresa, nuk ka qenë aspak dashamirës, duke nxjerrë në pah, krenarinë e tyre të tepërt.

“Vetëm grekë në kombëtare! Durmishaj nuk ka vend këtu, duhet të shkoj të luaj me vendin e tij”, shkruanin një pjesë e madhe e tifozëve greke në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat