Flamurtari kthehet i pamposhtur nga Skenderaj 

Futboll

Flamurtari kthehet i pamposhtur nga Skenderaj 

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:31
Flamurtari kthehet i pamposhtur nga Skenderaj 

Skuadra e Flamurtarit të Prishtinës u kthye me një pikë të madhe nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj, duke luajtur baras 1:1 me Drenicën. 
Në minutën e 30-të, Nicholas Andrews shfrytëzon në maksimum një harkim të Kreshnik Ukës dhe dërgon topin në rrjetë nga afërsia dhe 1:0. 
Në minutën e 31-të, Egzon Krasniqi përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe me të djathtën dërgon topin në rrjetë për 1:1. Flamurtari është në vend të tetë me 27 pikë, kurse Drenica e gjashta me 28.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat