Të dielën derbi i madh shqiptar në Maqedoninë Veriore

Futboll

Të dielën derbi i madh shqiptar në Maqedoninë Veriore

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:14
Të dielën derbi i madh shqiptar në Maqedoninë Veriore

FC Shkupi të dielën në stadiumin e Çairit me fillim prej orës 14:00 në kuadrin e javës së 22-të në LPFM do të masë forcat me KF Shkëndija, në derbin e madh shqiptar.
Në prag të këtij derbi, Amir Bilali ka folur për “Lajm”, ku ka deklaruar se të gatshëm e presin derbin me liderin e ligës dhe kampionin aktual. 
“Jemi shumë të gatshëm për ndeshjen. Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë javës, pasi bëhet fjalë për një derbi të madh mes dy skuadrave shqiptare. Ata momentalisht mendoj se janë më të mirët në kampionat, dhe për këtë arsye ne do fokusohemi të japim më të mirën në fushën tonë për të arritur një rezultat pozitiv”, deklaroi mesfushori defensivë, Bilali.
Ai thotë se edhe fitorja fundjavën e kaluar ndaj Akademija Pandev do të jetë motiv i madh.
“Patjetër se tre pikët e fundit në Strumicë na motivojnë shumë. Ne në çdo ndeshje futemi në fushë për të marrë më të mirën, ndërkohë që edhe kjo ndeshje do të jetë si gjithë të tjerat”, shtoi 
“Në derbi dëshira ime është që ta shoh stadiumin plot me shikues dhe t’i kënaqim të gjithë Shvercerat dhe publikun. Ne do të japim maksimumin për një rezultat pozitiv”, përfundoi Bilali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat