Batatina shkon edhe më tutje: Prishtinës i janë dhënë 100 mijë euro si huazim

Futboll

Batatina shkon edhe më tutje: Prishtinës i janë dhënë 100 mijë euro si huazim

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:00
Tahir Batatina

Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina ka insistuar se Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë gabim me të hollat që iu dhanë Prishtinës në prag të ndeshjes me Llapin.

“Ne kemi marrë informata se Prishtinës i janë marrë një shumë të hollash dhe nuk ka rëndësi shifra, por mënyra se si janë ndarë ato.

Pa marrë parasysh në çfarë forme, nuk është kriter që ato të ndahen para derbit me rivalin lokal për titullin. Ato duhet të ndahen për të gjitha klubet në të njëjtën kohë”, ka thënë Batatina i ftuar në televizionin T7.

“Ata i quajtën shpifje, por më vonë doli se nuk janë të tilla. Nuk është në interes të Llapit dhe asnjë skuadre tjetër të ketë ndasi, prandaj FFK-ja duhet t’i përmirësojë gabimet. Ne nuk kemi dashur të bëjmë zhurmë, por kemi informata se Prishtinës i janë dhënë 100 mijë euro si huazim”, ka shtuar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat