Kean paralajmëron Atleticon

Futboll

Kean paralajmëron Atleticon

Më: 9 mars 2019 Në ora: 00:16
Moise Kean

Moise Kean, autori i dy golave për Juventusin në fitoren 4-1 kundër Udineses, ka folur në fund të ndeshjes për “Sky Sport”.

“Unë jap gjithmonë maksimumin në stërvitje dhe kur zbres në fushë mundohem të bëjë më të mirën. Tek Juventus mëson shumë”, ka thënë 19-vjeçari.

“Cili gol ishte më i vështirë? Ndoshta i dyti, sepse ata kishin topin dhe unë kam arritur ta rikuperoj. Atletico? Fitoret të ndihmojnë gjithmonë, tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së martës”, ka shtuar talenti i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat