Dallku flet për vendimin e Durmishajt

Futboll

Dallku flet për vendimin e Durmishajt

Më: 10 mars 2019 Në ora: 12:19
Dallku flet për vendimin e Durmishaj

Sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj, është bërë temë e medieve shqiptare dhe atyre greke, për vendimin e tij për të përfaqësuar shtetin grek, dhe jo shtetin e origjinës së tij, Shqipërinë.Fiorin Durmishaj, futbollisti i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka zgjedhur përfundimisht të përfaqësojë Greqinë. Vetë 22-vjeçari e ka pranuar këtë në një intervistë për mediat greke për të cilat është shprehur se ‘nuk mund të kafshojë dorën që e ka ushqyer’.Durmishaj zyrtarisht ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren greke të futbollit. Sulmuesi i Panioniosit, i cili më herët ka qenë pjesë e kombëtares shpresa të Shqipërisë, është bindur nga helenët për të zgjedhur të tjera ngjyra përfaqësimi që nuk janë kuqezi.

Rezultate imazhesh për durmishaj Ai vendimin e tij për të zgjedhur Greqinë para Shqipërisë e ka konfirmuar për median greke, “total football” për të cilën është shprehur: “Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse të dashuroj këtë vend. Miqtë e mi janë grekë, ata më kanë ndihmuar shumë dhe nuk më shohin si të huaj, siç ndodhte më parë”, transmeton Insporti.com. Megjithatë, sipas medieve nga Shqipëria vendimin e Durmishaj nuk e ka mirëpritur babai i tij. Sipas “albsport” babai i Durmishaj nuk ka dashur që i biri tij të përfaqësojë Greqinë dhe se është ndalur nga puna për shkak se ndihet i turpëruar nga vendimi i birit të tij.Insporti ka kontaktuar legjendën e kombëtarës shqiptare, Armend Dallku, për vendimin e Durmishaj, i cili është shprehur se është për të ardhur keq vendimi i Durmishaj për të përfaqësuar Greqinë, para Shqipërisë.Dallku ka thënë se shqiptarët historikisht nuk i kanë pasur marrëdhënie të mira me Greqinë edhe pse shumë familje shqiptare veprojnë dhe jetojnë në shtetin helen.

“Është për të ardhur keq, ne si shqiptarë ndihemi keq kur dëgjojmë lajme të tilla. E sidomos kur bëhët fjalë për një shtet si Greqia, që nuk kemi mardhënie të mira historikisht, edhe pse kemi shumë familje shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Greqi”, deklaroi Dallku për Insporti.com.Dallku po ashtu ka thënë se futbollisti është në një situatë të vështirë, por sipas tij është dashur që të vendos për Shqipërinë dhe jo për Greqinë, pasi ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të kombëtares.“Besoj që futbollisti në fjalë e ka të vështirë situatën në të cilën është, mirëpo është dashur ta zgjedhë Shqipërinë, sepse fillimisht ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Shqiperisë. Si dhe kemi të bëjmë me njeë kombëtare që ka qenë pjesëmarrëse e një kampionati evropian dhe është në ngritje si ekip dita-ditës edhe mundesitë për t’i shfaqë vlerat e lojtarit në Shqiperi janë shumë herë më të mdhaja se në Greqi”, përfundoi legjenda e kombëtares kuqezi.Dallku për kombëtarën e Shqipërisë është paraqitur në 64 ndeshje. Ish numri katër i kuqezinjve ka vetëm një gol të shënuar për Shqipërinë, në fitoren 3:0 ndaj Maltës në nëntë tetor të vitit 2008.Kapiteni i Prishtinës nga kombëtarja ishte pensionuar në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat