Befason De Bruyne: Kur isha fëmijë, e doja Liverpoolin

Futboll

Befason De Bruyne: Kur isha fëmijë, e doja Liverpoolin

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:26
De Bryne

Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka zbuluar se ai kishte qenë tifoz i Liverpoolit kur ishte fëmijë, si dhe ka bërë të ditur se idhulli i tij ishte ish-sulmuesi i “Reds”, Michael Owen.

Owen i kishte shënuar 158 gola në 197 paraqitje për Liverpoolin, mes viteve 1996 dhe 2004, transmeton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe, ish-sulmuesi anglez e ndihmoi Liverpoolin t’i fitonte gjashtë tituj të garave të mëdha, përfshirë këtu tre titujt e sezonit 2000/2001.

De Bruyne tani ka zbuluar se ai kishte qenë ndjekës i madh i Liverpoolit si fëmijë dhe ishte i frymëzuar veçanërisht nga Owen.

“Unë isha tifoz i Liverpoolit. Familjarët e mi, që jetojnë në Angli, ishin të gjithë tifozë të Liverpoolit atëherë, kështu që edhe unë u bëra i tille”, ka thënë De Bruyne për revistën Match of the Day.

“E doja shumë Michael Owenin sepse isha i vogël si ai dhe i shpejtë, gjithashtu. Në atë kohë, e krahasoja veten me të. Më pëlqente edhe Zinedine Zidane dhe Ronaldinho, ata ishin me të vërtetë të talentuar”.

Liverpooli dhe Manchester City janë në garë të zjarrtë për titullin e Premierligës këtë sezon. Skuadra e Pep Guardiolës renditet vetëm një pikë para asaj të Jurgen Kloppit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat