Pas 10 viteve, kjo gjë ndodh për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Pas 10 viteve, kjo gjë ndodh për herë të parë në Ligën e Kampionëve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Për herë të parë që nga viti 2009, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të jenë katër skuadra nga Premierliga.

Janë mësuar emrat e tetë skuadrave çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Barcelona, Liverpool, Juventus, Manchester City, Manchester United, Porto, Tottenham Hotspur dhe Ajax, janë tetë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale.

Në këtë tetëshe, janë edhe katër skuadra nga Premierliga.

Kjo është hera e parë që nga viti 2009, që katër skuadra nga Premierliga kalojnë në këtë fazë.

Për herë të fundit këtë e kishin bërë Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat