Skuadra që fitoi 800 milionë euro nga shitjet e futbollistëve

Futboll

Skuadra që fitoi 800 milionë euro nga shitjet e futbollistëve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:20
Skuadra që fitoi 800 milionë euro nga shitjet e futbollistëve

Transferimi i Militao te Real Madridi do të dërgojë 50 milionë euro në arkën e Portos. Në dekadën e fundit, klubi portugez është bërë një “makinë e vërtetë” për të bërë para me shitjet e talenteve të tij, aq sa në këtë periudhë shifra ka arritur pothuajse 800 milionë euro.Në dhjetë vitet e fundit, “dragons” kanë grumbulluar 790.7 milionë euro nga shitja e lojtarëve, një shifër që e “shenjtëron” atë si klubin e dytë më produktiv në këtë drejtim, pas Borussia Dortmundit. Verdhezinjtë e Bundesligës kanë përfituar 930 milionë euro në këtë dekadë.Në vendin e tretë është e habitshme të shohim Real Madridin, një klub i konsideruar si blerës yjesh, por që ka grumbulluar 751 milionë euro në dhjetë vitet e fundit nga shitja e lojtarëve. Porto ka qenë në gjendje të shesë për shuma të majme lojtarë të tillë si Pepe, James, Andre Silva, Hulk dhe James.Ata janë disa prej xhevahireve të klubit portugez, që kanë pasuruar arkën e Portos. Duke marrë parasysh vetëm 10 shitjet më të shtrenjta të 10 viteve të fundit, Porto ka përfituar pothuajse 390 milionë euro, një shifër që e vendos atë si një nga klubet më produktive në shitje të kontinentit të vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat