Shiffrin fantastike, kampione në sllallom

Futboll

Shiffrin fantastike, kampione në sllallom

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:15
Shiffrin fantastike, kampione në sllallom

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin është kampion i ri në sllallom. Amerikania dëshmoi paraqitje fenomenale edhe në garën e fundit në sllallom, që u mbajt në Qendrën e Skive në Grandvalira Soldeu të Andorrës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:48.15 minuta dhe me një epërsi shumë të ngushtë, për 7 qindtat nga pozita e dytë Wendy Holdener nga Zvicra.

Sllovakja Petra Vlhova u rendit në vend të tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 20 qindtat se fituesja e garës. Për amerikanen që ka 24 vjeç është fitorja e 59-të në karrierën e saj në Kupën e Botës. Shiffrin fiton “Globin e vogël të Kristaltë” në sllallom. Ajo është kampion në sllallom me 1160 pikë, pasojnë Petra Vlhova 877, Wendy Holdener 681 pikë etj. kurse në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Mikaela Shiffrin udhëheq me 2104, duke lënë pas Petra Vlhovan 1295 e  Wendy Holdener 1039 pikë.

Rezultatet
1. Mikaela Shiffrin (SHBA)      1:48.15
2. Wendy Holdener (Zvicra)          +0.07
3. Petra Vlhova (Sllovakia)            +1.20
4. Anna Swenn-Larsson (Suedia)      +1.58
5. Frida Hansdotter (Suedia)        +1.89
6. Bernadette Schild (Austria)       +2.30
7. Katharina Liensberger (Austria)   +2.39
8. Kristin Lysdahl (Norvegjia)         +2.43
9. Katharina Truppe (Austria)        +3.60
10. Nastasia Noens (Franca)          +4.05

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat