Harrojeni Mbappen, ky është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Zidane

Futboll

Harrojeni Mbappen, ky është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Zidane

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:31
Zinedine Zidane

Rikthimi i Zinedine Zidane tek Real Madrid ka bërë që skuadra të përgatitet fuqishëm për afatin kalimtar verorë.

Ndër emrat që është përmendur më së shumti ka qenë ai i Kylian Mbappe, por duket se tjetër kush qëndron në krye të listës së dëshirave të Zidane.

Duket se trajneri i ri i ‘Los Blancos’ nuk është i bindur nga Thibaut Courtis, dhe po konsideron një portier.

“Mirror” shkruan se David de Gea është lojtari që prinë në listën e dëshirave për afatin e ardhshëm kalimtar.

Zidane zgjodhi që të startonte me Keylor Navas në ndeshjen e parë në rikthimin e tij, duke lënë të kuptohet se nuk pëlqen Courtois.

Duket se Courtois është shumë afër dështimit tek Real Madrid. Transferimi i De Gea do të ishte nokaut për belgun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat