Tite e merr në kombëtare, lojtari: Prisja një telefonatë nga Italia

Futboll

Tite e merr në kombëtare, lojtari: Prisja një telefonatë nga Italia

Më: 19 mars 2019 Në ora: 16:46
Alex Telles

Alex Telles, mbrojtësi i majtë i Porto-s dhe fytyra e re e Brazilit të Tite-s, ka thënë se ishte një pritje të një telefonate nga kombëtarja italiane. 

Ai ka qenë pjesë e Inter-it në sezonin 2015-16 dhe ka thënë në të kaluarën se ndihet italian, duke parë se ka pasaportë italiane dhe gjyshërit e tij janë italianë. 

Gjithsesi, ai është grumbulluar për herë të parë nga Brazili pas realizimit të penalltisë që eliminoi Roma-n në 1/8-at e Champions League. 

"Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk prisja një telefonatë nga kombëtarja italiane", ka thënë Telles nga grumbullimi me kombëtaren braziliane.        

"Brazili ka qenë gjithmonë ëndrra ime, për të cilën kam luftuar dhe kam pritur për një kohë të gjatë që të kthehej në realitet. Është objektivi kryesor i karrierës sime". 

Ish-trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, dhe ai aktual, Roberto Mancini,  e kanë marrë në konsideratë idenë për ta grumbulluar Telles me "Axurrët", por në fund kanë vendosur të bëjnë zgjedhje të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat