Para se ta bënte Messi, e kishte bërë Lampard

Futboll

Para se ta bënte Messi, e kishte bërë Lampard

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Goli i mrekullueshëm i Lionel Messit në ndeshjen kundër Real Betisit, në xhiron e fundit të La Ligës, dukej se ishte lloji i golit që vetëm argjentinasi mund ta shënonte.

Goditja e tij ishte aq e mirë saqë edhe vetë portieri kundërshtar, Pau Lopez, duket e pranoi që nuk mund të kishte bërë asgjë më shumë sesa ta shikonte topin teksa shkonte në këndin e lartë të portës.

Por, tani është zbuluar kjo goditje nuk është unike për Messin dhe të tjerë futbollistë e kishin bërë atë më parë.

Chelsea e shfrytëzoi këtë mundësi për të treguar se Frank Lampard e kishte shënuar një gol pothuajse identik me atë të Messit në vitin 2008, në ndeshjen kundër Hull Cityt në Premierligë

Topi kishte shkuar te këmbët e anglezit në një pozitë të ngjashme me Messin dhe ai kishte arritur ta kontrollonte atë me këmbën e tij të majtë. Edhe pse kjo është këmba e tij më e dobët, Lampard e goditi topin në mënyrë delikate mbi portierin Boaz Myhill.

Chelsea e publikoi videon e këtij goli në llogarinë e tyre në rrjetet sociale me mbishkrimin “Para Lionel Messit, ishte Frank Lampard!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat