Lautaro zbulon çfarë i ka thënë Messi para stërvitjes me Argjentinën

Futboll

Lautaro zbulon çfarë i ka thënë Messi para stërvitjes me Argjentinën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:19
Lautaro Martinez

Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka folur nga grumbullimi me Argjentinën për kthimin e Leo Messi-t në kombëtare.

"Kam folur me të para stërvitjes, është i lumtur që është këtu", ka zbuluar Lautaro. "Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është më i miri në botë. Do të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje dhe ne do të duhet të përshtatemi me karakteristikat e tij". 

"Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të kujdesesh që të bësh lëvizjet e duhura, në mënyrë që topi të shkojë te këmbët e tij dhe më pas të shohësh se çfarë do të shpikë. Do të jetë e rëndësishme të punojmë në këtë aspekt, ne dhe trajneri e dimë mirë", ka përfunduar Lautaro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat