Reagon Panucci: “Po më qeshet me atë që bëri Lenjani, tregoi mosrespekt ndaj Shqipërisë”

Futboll

Reagon Panucci: “Po më qeshet me atë që bëri Lenjani, tregoi mosrespekt ndaj Shqipërisë”

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:57
Panucci

Christian Panucci ka thumbuar Ermir Lenjanin, thotë se futbollisti i FC Sion tregoi mosrespekt për Shqipërinë.

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka thumbuar anësorin që refuzoi ftesën e italianit, e cila erdhi vetëm pasi Kombëtares iu lënduan disa lojtarë, raporton Gazeta Express.

Lenjani, i irrituar se nuk e ftoi më herët, por vetëm pas disa lëndimeve – reagoi në rrjetet sociale duke shkruar: “Derisa Panucci do të jetë në stolin e Kombëtares, nuk do ta veshi fanellën Kuq e Zi”.

Tani ka ardhur edhe reagimi i trajnerit, pak para ndeshjes me Turqinë.

“Lenjani tha që nuk vij më sa të jetë Panucci?

“Lenjani është grumbulluar 8 herë, nga 9 grumbullime. Thirrja e fundit mungoi, sepse nuk ka luajtur. Lenjani nuk i ka shprehur mungesë respekti Panuccit apo Dukës, por Shqipërisë. Më vjen të qesh, të komentoj një lojtar që shkruan një letër në Instagram, dhe ajo që mund të bëj, është të pranoj kërkesën e tij”, deklaroi Panucci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat