Courtois nuk e njeh modestinë

Futboll

Courtois nuk e njeh modestinë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:47
Portieri Thibaut Courtois

Portieri Thibaut Courtois kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë në karrierë, ndërsa edhe në ndeshjen e fundit me Kombëtaren e Belgjikës ndaj Rusisë, ishte protagonist i një gabimi të rëndë nga i cili u shënua goli i rusëve.

Ndërkohë, edhe me Realin portieri ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediet spanjolle, ndërsa mbi të ka rënë një pjesë të madhe e fajit në golat e pësuar në Ligën e Kampionëve ndaj Ajaxit. Pas ndeshjes me Rusinë, Courtois pavarësisht gabimit në ndeshje, ruajti qetësinë, ndërsa shtoi se ende ndihet një nga më të mirët në rolin e tij, teksa foli edhe për aventurën me Realin.

“Isha autor i një gabimi të rëndë, por kështu është jeta e portierëve, pas gabimit ruajta qetësinë dhe vazhdova lojën. Ende e konsideroj veten si një nga më të mirët, dhe kjo nuk do të ndryshoj edhe pse media spanjolle kërkon të më vras. Por, ndihem i fortë dhe i qetë”, tha gardiani belg.

Courtois u transferua në këtë sezon te Reali nga Chelsea, ndërkohë që para se në krye të skuadrës madrilene të rikthehej Zidane, ishte një titullar i sigurt, tashmë belgu nuk e ka më vendin e garantuar, teksa duhet të rivalizojë me portierin tjetër, Ketlor Navas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat