Kontratë 5-vjeçare e superpagë, zbulohen detajet e kontratës së Hazard me Realin

Futboll

Kontratë 5-vjeçare e superpagë, zbulohen detajet e kontratës së Hazard me Realin

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:24
Eden Hazard

Eden Hazard ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, madje gazeta spanjolle “Sport” zbuloi edhe detajet e kontratës mes lojtarit dhe klubit.

Belgu do të ishte i lidhur për 5 vite me “Los Blancos” dhe paga do të ishte 315 mijë euro në javë, që përkthehet në pagë 15 milionë euro në sezon për 28-vjeçarin.

E gjithë kjo marrëveshje ka marrë goditjen e parë nga Chelsea. Klubi anglez nuk pranoi ofertën e Real Madrid rreth 80 milionë euro, duke kërkuar të paktën 115 milionë për të lënë të lirë në verë sulmuesin e tyre.

Gjithsesi dy klubet do të ulen sërish në bisedime, pasi edhe vetë Chelsea do të kërkojë të gjejë një marrëveshje sepse në fund të vitit 2020 e humb me parametër zero Hazardin, duke qenë se i përfundon kontrata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat