Ky është mesazhi Dukës

Futboll

Ky është mesazhi Dukës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 14:03
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për herë të parë pas shkarkimit të Panuçit. Njëkohësisht ai ka konfirmuar edhe takimin me ish-trajnerin e Napolit, Edi Rejan.

Në një prononcim për “Balkanweb” Duka ka kërkuar që ta lërë pas shpine humbjen me Turqinë dhe ka theksuar që gjithçka të fokusohet tek Andorra. “Duhet të mendojmë Andorrën, me një rezultat pozitiv ëndrra vazhdon. Në të kundërt…” e mbyll me retiçencë presidenti i FSHF-së, duke nënkuptuar se nëse nuk fitohet me shtetin e vogël iberik, kualifikimi për në Euro 2020 është një kapitull i mbyllur.

Armand Duka konfirmon dhe takimin me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit, Lacios dhe Atalantës, që ka qenë i pranishëm në stadium ditën e djeshme, por nuk jep asnjë detaj më shumë sesa kaq për 73-vjeçarin. “Nuk mund të them asgjë për Edi Rejan për momentin. E kam takuar rastësisht në stadium mbrëmë”, thotë Duka, duke e lënë të hapur çështjen e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares. Kujtojmë se në sfidën ndaj Andorrës kombëtaren do ta drejtojnë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat