Të gjithë e duan Besnik Hasin si trajner të Shqipërisë

Futboll

Të gjithë e duan Besnik Hasin si trajner të Shqipërisë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 16:05
Besnik Hasi

Tifozët shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre se kë do ta duan në stolin e Kombëtares shqiptare dhe ai është, Besnik Hasin.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka humbur durimin mbas disfatës së mbrëmshme 0-2 me Turqinë, dhe ka reaguar menjëherë duke e shkarkuar Christian Panuccin gjatë ditës së sotme.

Christian Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup.

Në mesin e disa emrave që lidhen me stolin e Kombëtares shqiptare, më së shumti përmenden Besnik Hasi e italiani, Edoardo Reja.

Në pyetjen se cili preferoni që të bëhet përzgjedhës i Shqipërisë, fansat më së shumti ka votuar për Hasin që ka marrë 81 % të votave. Deri më tani, Reja ka marrë vetëm 9% të votave, ndërsa 10% do të donin një emër tjetër në stolin e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat