Liverpuli fiton derbin e legjendave ndaj Milanit, Pirlo nuk harron “zanatin” dhe shënon një perlë

Futboll

Liverpuli fiton derbin e legjendave ndaj Milanit, Pirlo nuk harron “zanatin” dhe shënon një perlë

Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:06
Legjendat e Milanit

Ka përfunduar ndeshja e legjendave mes Liverpulit dhe Milanit, e cila është luajtur në “Anfield Road”, për motiv bamirësie.

Në këtë sfidë ishin të pranishëm të gjithë legjendat e finales së Stambollit, në vitin 2005, mes të dyja skuadrave. Liverpuli ka dalë fitues në këtë sfidë me rezultatin 3-2.

Golat për anglezët u shënuan nga Fouler, Sise dhe Xherard, ndërsa për Milanin shënuan Pirlo dhe Pankaro.

Vlen të përmendet fakti se Pirlo ka shënuar me një goditje dënimi 20 metra larg portës duke shtangur portierin. Vitet kalojnë, por mesfushori italian nuk harron “zanatin” e goditjeve të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat