Ylli portugez premton se do të kthehet shumë shpejt nga lëndimi.
Cristiano Ronaldo u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Serbisë dhe doli nga fusha në minutën e 30-të, shkruan KosovaPress.
Kjo gjë alarmoi tifozët e Juventusit, por ishte vetë CR7 që vendosi t’i qetësonte ata: “Nuk jam i shqetësuar për lëdnimin sepse e njoh trupin tim”.
“Janë gjëra që ndodhin. Jam i qetë sepse e di që do të kthehem pas një ose dy javësh”, theksoi ai.
Më 10 prill bardhezinjtë luajnë ndaj Ajax ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve dhe pikërisht kjo përballje është në rrezik për portugezin.