Robert Gjeraj, lojtar i Besës nga Peja, merret vetëm me futboll edhe pse kishte bërë përpjekje të punësohet edhe si teknik medicional por pa sukses, sepse sipas tij, nuk është njeriu që i takon partive dhe as nuk ka të njohshëm. “Unë merrem vetëm me futboll dhe me asgjë tjetër.
E kam kryer shkollën për teknik medicional, por ende jam i pa punë. Kam konkurruar për t’u punësuar në spitale apo institucione tjera, për fat të keq nuk kam arritur. Për momentin. si krejt qytetarët e Kosovës, për të gjet punë të shtetit duhet të jesh në parti ose të kesh të njohshëm, unë asnjërën nuk e kam.
Jam sportist dhe nuk i takoi partive politike. Një kohë me thanë, duhet me kryer praktikë 6 mujore si teknik medicional, e kam kryer dhe kur shkova: me thanë duhesh me kryer fakultetin! Këtë të fundit e kam lënë anash shkaku i futbollit. Megjithatë jam i licencuar si teknik medicinal edhe nga ministria e shëndetësisë, por i kam dyert e mbyllura që të punësohem në punë shteti”, tregon Gjeraj.
Futbollisti është i lidhur lidhur me një kompani menaxheriale të Zvicrës, me mision për të vëzhguar telentet e futbollit në Kosovë dhe ndonjë t’i propozojë për ta dërguar në ndonjë klub jashtë vendit. “Jam i lidhur me një kompani menaxheriale së Zvicrës dhe unë i vëzhgojë lojtarët e rinj 19-20 vjeç. Obligimi im është me zbuluar ndonjë talent dhe më i propozuar kompanisë që ta marrin në prova dhe nëse kalon atëherë është e mira prej më të mirave”, tha Gjeraj për gazetën kombëtare "Bota sot".