Sermaxhaj: Kosova e rrezikshme për kundërshtarët 

Futboll

Sermaxhaj: Kosova e rrezikshme për kundërshtarët 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:28
Sermaxhaj: Kosova e rrezikshme për kundërshtarët 

Analisti Genc Sermaxhaj shprehet se kombëtarja e Kosovës bëri lojë shumë të mirë dhe e meritoi fitoren kundër Bullgarisë. Kosova barazoi 1:1 me bullgarët, në ndeshjen e vlefshme të me kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.   “Sigurisht se Kosova e meritoi te fitonte në bazë të asaj se çfarë treguan futbollistët në fushë, shtylla nga Muriqi dhe shumë raste nga pjesa e parë që ishin, mendoj se është një pasqyrë e një ndeshje të dominuar nga ne dhe mëkat që nuk fituam.

Pjesa e parë nuk ishte e nivelit të dëshiruar, por lojtarët morën vetëbesim në pjesën e dytë dhe u rikthyen të fuqishëm”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. A ka gjasa Kosova për vend të dytë? “Mendoj se është dashur të startohet me formacionin e njëjtë si ndaj Danimarkës. Inkuadrimi në pjesën e dytë të Besar Halimit ngjalli lojën tonë dhe ishin me konkret.  

Mund të kemi gjasa për një kualifikim të mundshëm vetëm nëse vazhdojmë me këto përformanca sikur në pjesën e dytë ndaj Bullgarisë dhe lojës ndaj Danimarkës. Atëherë mund të jemi të rrezikshëm edhe për kundërshtarët tjerë dhe kjo varet prej formës së lojtarëve tanë në ekipet e tyre, sepse deri në qershore forma e ekipit mund të ndryshoj”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat