Ramos vërshëllehet në Maltë

Futboll

Ramos vërshëllehet në Maltë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:38
Ramos vërshëllehet në Maltë

Spanja luajti në Maltës ndeshjen e dytë për kualifikueset e Euro 2020, ndeshje në të cilën iberikët fituan me rezultatin 0:2, falë dy golave të Alvaro Morata.

Gjithsesi në qendër të vëmendjes nga tifozët ka qenë Sergio Ramos, i cili është vërshëllyer përgjatë gjithë ndeshjes. 

Gjithçka filloi kur lexuesi i stadiumit i tha emrin kapitenit në formacion dhe stadiumi shpërtheu në vërshëllima, të cilat e shoqëruan në çdo top të prekur nga mbrojtësi i Real Madridit.

Arsyeja? Shumë e thjeshtë, Mohamed Salah! Në Maltë kampionati më i ndjekur është Premier League dhe Liverpool është skuadra e dytë me më shumë tifozë, pas Manchester United, dhe si duket maltezët ende nuk e kanë harruar finalen e vjetshme të Champions League ku Reali mundi Liverpoolin dhe Ramos u bë protagonist me atë tërheqje ndaj Salah, që i shkaktoi atë dëmtim në shpatull dhe e largoi nga fusha në lot.

Një gjë është e sigurt: Maltezët e paskan inatin shumë të egër dhe nuk harrojnë lehtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat