Zgjohet përbindëshi Bayern! Sezoni tjetër, me formacion “bombë”

Futboll

Zgjohet përbindëshi Bayern! Sezoni tjetër, me formacion “bombë”

Më: 27 mars 2019 Në ora: 23:22
Bayern Munich

Ishte duke fjetur në merkato prej disa kohësh, por Bayern Munich është zgjuar dhe është gati të hapë një cikël të ri me futbollistë të talentuar, të rinj dhe me dëshirë. Kështu, goditja Lucas Hernandez, që ka kushtuar 80 mln euro është thjesht karvizita e kësaj vere, teksa merkato ende nuk është hapur.

Në fakt, Bayern ka siguruar edhe Pavardin e Stuttgart, ndërsa është duke bërë të pamundurën për të kryer edhe lëvizjen e të talentuarit të Lille, Pepe. Gjithashtu, nuk heq nga Hudson Odoi, xhevahirin e Chelseat.

Një riformatim i formacionit, ndërsa duhet parë se çfarë do të ndodhë me James Rodriguez. Skema e preferuar mund të jetë 4-2-3-1. Ja një formacion hipotetik nëse zyrtarizohet edhe Pepe dhe Pavard.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat