Sabatini: Kam parë parajsën, ishte një supermarket

Futboll

Sabatini: Kam parë parajsën, ishte një supermarket

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:09
Walter Sabatini

Disa muaj më parë, Walter Sabatini, drejtori sportiv i Sampdoria-s, ka patur një problem serioz shëndetësor dhe tani ka vendosur të zbulojë detajet e asaj periudhe: 

"Trupi im më dërgonte mesazhe negative prej vitesh. Atë të shtunë duhej të shkoja në Kinë, por do të kisha vdekur po ta kisha marrë atë avion. 

Mbrëmjen e së premtes mjekët kanë arritur të më stabilizojnë me kortizon dhe ilaçe të tjera, më pas u zhduka nga jeta".  

"Ndërsa isha në koma mendoj se kam parë parajsën, dukej një supermarket", ka thënë ish-drejtuesi i Roma-s dhe Inter-it. 

Sabatini ka qenë i detyruar të heqë dorë nga prija e duhanit: "Marr 15 qetësues në ditë, sepse mendoj çdo minutë për cigaret, jeta ime ishte e karakterizuar nga tymi i duhanit". 

"Është një tragjedi për mua të jetoj pa të, por kam një detyrim ndaj atyre që më duan të mirën". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat