Legjenda e “Djajve të Kuq” sulmon Van Gaal-in: “Bëri futbollin më të keq te United!”

Futboll

Legjenda e “Djajve të Kuq” sulmon Van Gaal-in: “Bëri futbollin më të keq te United!”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 07:19
Van Gaal

Konfirmimi i Ole Gunnar Solskjaer nuk ka kaluar pa një debat në kampin e Manchester United. Kështu, protagonistët e debatit në fjalë janë Luis Van Gaal, Gary Neville dhe Ole Gunnar Solskjaer.

Në fakt ishte ish-trajneri Van Gaal ai që ka sulmuar teknikun e porsakonfirmuar në pankinën e United, Ole Gunnar Solskjaer. Në mbrojtje të norvegjezit ka nxituar pikërisht ai që për vite të tëra mbrojti në fushë fanellën e “Djajve të Kuq”, Gery Neville.

Ish-legjenda e Manchester United dhe Anglisë tregoi për “Goal.com”mospëlqimin e tij për tonin dhe fjalët e përdorura nga holandezi: “Pashë Van Gaal një ditë më parë dhe tha se futbolli i Ole Gunnar Solskjaer është njëlloj si ai i Mourinho… por fitues”.

I zhgënjyer me fjalët e Van Gaal, ish-mbrojtësi Neville u kundërpërgjigj, duke mbrojtur trajnerin aktual të United: “Futbolli i Van Gaal te United ka qenë më i keqi që unë kam parë ndonjëherë. Madje ai i Mourinho-s ishte shumë herë më i mirë se i tij, ndonëse ishte i papranueshëm për tifozët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat