Lahm: E admiroj Barcelonën 

Futboll

Lahm: E admiroj Barcelonën 

Më: 29 mars 2019 Në ora: 15:13
Lahm: E admiroj Barcelonën 

Legjenda e Bayern Munihut, Philipp Lahm ka thënë se refuzoi mundësinë t’i bashkohet Barcelonës, pasi vendosi të përfundojë karrierën si lojtar i vetëm i një klubi. Mbrojtësi gjerman realizoi 310 paraqitje për gjigantin nga Bundesliga, gjatë 14 viteve në klub, duke kontribuar me 11 gola në proces. 35-vjeçari u pensionua nga futbolli në fund të edicionit 2016/17. “Barcelona, e cila atëherë linte shenja në futbollin evropian, më dëshironte në Spanjë”, tha Lahm.“Madje edhe miqtë e mi të afërt të cilët ishin në dijeni të ofertës, më qëllonin në shpatulla duke thënë: ‘Mirë, Philipp. Kur do të nënshkruash?’ Por kishte një problem, isha unë. E admiroj Barcelonën dhe lojtarët e tyre, por nuk e shihja veten në ‘Camp Nou’”, tha mes të tjera Lahm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat