Drenica errëson KEK-un

Futboll

Drenica errëson KEK-un

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:54
Drenica errëson KEK-un

KEK-u nga Kastrioti nga ka kohë që ka humb statutin e elitës së futbollit, sot vendas pësoi debakël me rezultat 5:1 nga Drenica e Skenderajt, në ndeshjen e javës së 24-të.  Në minutën e 3-të, Qemail Elshani shënon pasi një gabimi në mbrojtje të Drilon Tejecit, kurse në atë të 13-të Kreshnik Uka thellon epërsinë në 0:2. Në minutën e 37-të, Isa Eminhaziri gjuajti nga një distancë e largët, duke shënuar gol të bukur, 1:2. Në pjesën e dytë u shënuan edhe tri gola tjerë, Osman Mëziu (54’), Atdhe Grajçevci (57’) e Nicholas Andrews (85’).
Duhet theksuar se Osman Mëziu dështon nga pika e bardhë, pasi që pret Drin Hodaj, por topi i rikthyer Grajçevci e fërfëlloi në rrjetë. Drenica ngjitet në vend të pestë 33 pikë dhe KEK-u është i fundit me 1 pikë. Drenica errëson KEK-un.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat