Pikë e madhe e Trepçës ’89, për Gjilanin barazimi si humbje

Futboll

Pikë e madhe e Trepçës ’89, për Gjilanin barazimi si humbje

Nga: K. G. Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:01
Pikë e madhe e Trepçës ’89, për Gjilanin barazimi si humbje

Trepça ’89 nga Mitrovica u kthye me një pikë të madhe nga Gjilani. ’89-shi barazoi me rezultat 1:1 me Gjilanin, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit ë Kosovës. Në një ndeshje mjaft të mirë te dyja skuadrat kërkuan fitore, por asnjërën nuk ia dolën, kësisoj barazimi është epilog real i gjithë asaj çka u tregua për 90 minuta.

Në minutën e 3-të Wilber Perez realizon për 1:0, por mitrovicasit barazuan në pjesën e dytë përkatësisht në atë të 47-tën, duke iu falënderuar Hasan Hysenit. Gjilani renditet në vend të gjashtë me 3 pikë, kurse Trepça ’89 në pozitën e shtatë me 29. Për Trepçën ’89 është një pikë e madhe dhe për gjilanasit ky barazim sikurse humbje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat