Behrami me Udinesen e mposhtën Genoan

Futboll

Behrami me Udinesen e mposhtën Genoan

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2019 Në ora: 16:56
Behrami me Udinesen e mposhtën Genoan

Udinese fitoi tri pikë në luftë për të mbetur në Serie A.   Vendasit shënuan fitore me rezultat 2:0 kundër Genoas mjaft të papërshtatshme, në ndeshjen e javës së 29-të në Serie A. Futbollisti nga Kosova Valon Behrami futet në lojë nga minuta e 63-të dhe iu gëzua kësaj fitore.

Në minutën e 4-të, Stefano Okaka nga afërsia shënoi për 1:0. Gjithçka u vulos në minutën e 62-të, kur Rolando Mandragora nga rreth 25 metra me një goditje pa rënë topi fare në tokë e plason në këndin e epërm të majtë të Genoas, 2:0. Udinese është në vend të 15-të me 28 pikë, ka pesë pikë me pak se Genoa që renditet i 12-ti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat