Pochettino: Tani e kuptoj pse ai futbollist vlen 85 milionë euro

Futboll

Pochettino: Tani e kuptoj pse ai futbollist vlen 85 milionë euro

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:13
Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, në prag të ndeshjes në Premier League ndaj Liverpoolit, ka folur për atë që konsiderohet si mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Virgil Van Dijk.

Ai u transferua 75 milionë funte (rreth 85 milionë euro) te Liverpool janarin e 2018-ës nga Southampton. Kjo shumë asokohe u konsiderua si një çmenduri, pasi bëhet fjalë për një mbrojtës dhe jo për një sulmues, që shënon.

Image

“Njerëzit e kritikuan shumë skuadrën e Liverpoolit që shpenzoi atë shumë për të blerë për Van Dijk. Gjithsesi, unë ju konfirmoj sot se “reds” kishin të drejtë që paguan aq shumë për holandezin. Ai i meriton ato para dhe tani e kuptoj këtë. Paguan aq shumë, pasi në ato momente kërkonin mbrojtësin më të mirë në Angli. Ishin të sigurt se Van Dijk do të përforconte mbrojtjen dhe kishin të drejtë. Ja ku janë sot”, tha Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat