Milner: Kemi nevojë të fitojmë një trofe

Futboll

Milner: Kemi nevojë të fitojmë një trofe

Më: 30 mars 2019 Në ora: 23:51
James Milner

Mesfushori i Liverpool, James Milner, beson se skuadra e tij ka nevojë të fitojë një trofe për të vërtetuar se janë përmirësuar si klub, krahasuar me sezonet e kaluara.

‘The Reds’ aktualisht janë në garë për titullin e Premierligës, me skuadrën e Manchester City, por janë akoma në garë edhe në Ligën e Kampionëve.

“Ne e dimë se jemi përmirësuar këtë vit, kështu që mendoj se e vetmja gjë që ka mbetur është të fitojmë një trofe” ka thënë Milner.

“Ne e dimë se mund të mposhtim top skuadrat, mund të mposhtim secilin në ditët tona” ka thënë tutje anglezi.

Liverpool do të ketë një test shumë të vështirë në garën e saj në Premierligë, kur të dielën do të përballet me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat