Ylli i Kosovës i thotë Milot Rashicës: O bir, natën e mirë

Futboll

Ylli i Kosovës i thotë Milot Rashicës: O bir, natën e mirë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 00:07
Miloti Rashica

Milot Rashica po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Werder Bremenit në Bundesligë derisa sot realizoi gol dhe asist në fitoren 3-1 ndaj Mainzit

Miloti Rashica ka postuar në Instagram një foto nga ndeshja me Mainzin, derisa ka pranuar edhe një koment të përçudshëm nga shoku i tij te Kombëtarja e Kosovës, Hekuran Kryeziu.

“O bir, natën e mirë,” kështu i ka komentuar Kryeziu ‘Raketës’ në Instagram.

Kujtojmë që Hekuran Kryeziu ishte kapiten i Kosovës në ndeshjen kundër Bullgarisë që përfundoi 1-1 në Fadil Vokrri.

Image

Ndryshe, Miloti është duke kaluar momentet më të mira në karrierë dhe deri tani ka shënuar 8 gola në Bundesligë, ku 7 prej tyre kanë ardhur vetëm në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat