Gjyqtari i Kosovës shofer i politikanit të famshëm

Futboll

Gjyqtari i Kosovës shofer i politikanit të famshëm

Më: 31 mars 2019 Në ora: 12:44
Gjyqtari i Kosovës shofer i politikanit të famshëm

Gjyqtari, Eroll Jonuzi, është një nga më të mirët në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.

Jonuzi përveç punës si gjyqtar i futbollit, ai bënë edhe një punë tejet interesante.Erolli është i pasionuar pas politikës, një gjë e rrallë që ndodh në futboll, pasi futbolli dhe politika janë në kundërshtim me njëra – tjetrën.Megjithatë, Erolli nuk është aktiv në politikë edhe pse është i afërt me njerëzit që bëjnë politikë. Ai është nga qyteti i Gjilanit dhe konsiderohet si një nga gjyqtarët më të mirë të Ligës së Parë. Jonuzi për Insporti ka konfirmuar se ai është shofer i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, në raste të caktuara. “Po, është e vërtetë, tash e një kohë jam shofer i Lutfisë, por më shumë si shoqërues në momente të caktuara”, ka thënë Jonuzi. Jonuzi ka treguar edhe disa gjëra interesante rreth kryetarit Hazirit.

Ai ka thënë se Haziri është i pasionuar pas futbollit dhe së fundmi ka filluar të përcjellë edhe futbollin e Kosovës, si dhe nuk e humbet asnjë ndeshje të Kombëtares së Kosovës.

Image

Ndryshe, Eroll Januzi do të përshëndetet në fundin e këtij sezoni, pasi që do të marrë rrugë për në Suedi.

30 vjeçari do të inkuadrohet në futbollin suedez, teksa do gjykojë ndeshjet e Ligës së Dytë dhe të Parë.

Në të kaluarën Januzi ishte një futbollist i shquar.Vlen të theksojmë se raste të tilla ka dhe në futbollin evropian, kujtojmë ish gjyqtarin anglez, Howard Webb, i cili ndante drejtësinë në Premierligë si dhe ishte anëtar i policisë angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat