Korenica shënues i dyfishtë, Prishtina hesht Ballkanin në Therandë

Futboll

Korenica shënues i dyfishtë, Prishtina hesht Ballkanin në Therandë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2019 Në ora: 15:47
Korenica shënues i dyfishtë, Prishtina hesht Ballkanin në Therandë

Futbollisti Meriton Korenica është protagonist i fitores së Prishtinës me rezultat 2:0 ndaj Ballkanit në Therandë, në ndeshjen e javës së 24-të të Superligës së Kosovës. Futbollistët e Prishtinës luftuan me mish e me shpirt dhe importuan tri pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, kurse Ballkani me gjithë angazhimin deri në fund nuk arritën të ndalin një pikë në vatër të tyre.

Në minutën e 72-të, Korenica shënon një supergol nga gjuajtja e lirë për 0:1. Në minutën 88-të, Korenica depërtoi nga krahu i majtë brenda zonës dhe me gjuajtje të saktë shënon për fitoren 0:2 dhe i siguroi Prishtinës tri pikë domethënëse skuadrës së tij. Prishtina renditet në vend të dytë me 53 pikë, ka një ndeshje më shumë se lideri Feronikeli që ka 55 dhe Ballklani është i 8-ti me 29 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat