Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leard Sadriu, ndihmoi kampionin në fuqi dhe liderin e Maqedonisë Veriore, Shkëndijën nga Tetova në fitoren bindës me rezultat 5:2 në përballje me Pobedën nga Prilepi, në ndeshjen e javës së 25-të. Lojë e pëlqyeshme e Shkëndijes që kënaqi shikuesit në Stadiumin e Qytetit në Tetovë. Sadriu luajti tërë takimin, dha maksimumin për kuqezinjtë. Për Shkëndijen shënuan: Alimi (5’), Totre (14’), Bejtullai (27’), Radeski (84’) e Junior (86’) dhe për Pobedën realizuan Makota (76’) e Trajkovski (90+1).
Shkëndija udhëheq renditjen me 56 pikë, kurse Vardari është i dyti me 48 dhe Pobeda është në fund me 18 sosh. Akademija Pandev si vendas e mposhti me 2:1 Renovën nga Xhepçishti i Tetovës. Doriev (40'-nga penalltia) e Stoilov (89’-nga penalltia) realizuan për Pandev dhe Mustafov (83’) për Renovën. Skuadra e Shkupit mposhtet me 2:0 në Strumicë nga Bellasica.
Liga e Maqedonisë Veriore
Shkëndija-Pobeda 5:2
A.Pandev-Renova 2:1
Bellasica-Shkupi 2:0
Makedonija GP-Rabotniçki 1:1
Vardari-Sileksi 1:0
Tabela
1. Shkëndija 25 17 5 3 56
2. Vardari 25 14 6 5 48
3. A. Pandev 24 14 3 7 45
4. Renova 25 8 9 8 33
5. Shkupi 25 9 6 10 33
6. Rabotniçki 25 9 5 11 32
7. Makedonija GP 25 7 9 9 30
8. Sileks 25 5 9 11 24
9. Bellasica 25 5 7 13 22
10. Pobeda 24 5 3 16 18