Zidane zbulon se përse startoi me djalin e tij para Courtois dhe Navas

Futboll

Zidane zbulon se përse startoi me djalin e tij para Courtois dhe Navas

Më: 1 prill 2019 Në ora: 09:58
Real Madrid

Zinedine Zidane ka zbuluar se përse vendosi të startonte me djalin e tij në portë ndaj Huescas.

Real Madrid fitoi me shumë mund ndaj Huescas, duke fituar 3 me 2 në minutat e fundit.

Zinedine Zidan ka treguar se përse vendosi të startonte me djalin e tij, Lucas, në portë, para Thibaut Courtois dhe Keylor Navas.

“Jam i lumtur për të sepse ishte debutimi i tij në Bernabeu, por Lucas është i fortë për të qenë portieri i tretë”, tha Zidane.

“Thibaut nuk ishte i gatshëm, ndërsa Keylor Navasin deshëm ta pushonim pasi ka luajtur me Kombëtaren e tij”, shtoi ai.

“Luca ka qenë në kategoritë e ulëta të Real Madridit për 16 vite, por ai ka cilësi dhe personalitet”, theksoi Zizu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat