Toni Kroos, Luka Modric dhe Marco Asensio janë rikthyer për ndeshjen e Real Madridit në udhëtim kundër Valencias të mërkurën në Mestalla.
Një futbollist i cili megjithatë nuk është ftuar, është Marcos Llorente, i cili ndien një shqetësim dhe Zinedine Zidane nuk ka dashur të rrezikojë me të.
Llorente i bashkohet Thibaut Courtois, Dani Carvajal dhe Vinicius Junior në listën e futbollistëve të lënduar, ndërsa Fede Valverde dhe Brahim Diaz nuk janë ftuar fare.
Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen kundër Valencias.
Portierë: Keylor Navas, Luca Zidane and Moha.
Mbrojtës: Jesus Vallejo, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Alvaro Odriozola and Sergio Reguilon.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Marco Asensio, Isco and Dani Ceballos.
Sulmues: Mariano Diaz, Karim Benzema, Gareth Bale and Lucas Vazquez.