Messi i paarritshëm

Futboll

Messi i paarritshëm

Më: 3 prill 2019 Në ora: 11:42
Messi i paarritshëm

Lionel Messi vijon ta kryesojë rregullisht klasifikimin e “Këpucës së Artë”, pasi luajti me  Barcelonën në javën e 30-të të La Liga-s. Sulmuesi i skuadrës katalanase ka shënuar 32 gola në kampionat, që “përkthehen” ndryshe në 64 pikë. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka 5 pikë më shumë se ndjekësi i tij më i afërt, Kylian Mbappé. 

Duke pasur parasysh se po shkojmë drejt pjesës së fundit të sezonit, lufta për “Këpucën e Artë” po reduktohet mes dy rivalëve, ndryshe nga vitet e tjera. Leo Messi dhe sulmuesi i ri i PSG kanë krijuar distancë të konsiderueshme nga ai që pozicionohet i treti për momentin. Quagliarella, sulmuesi veteran i Sampdorias, i kthyer së fundi edhe në kombëtaren e Italisë, ka shënuar 21 gola, 6 gola më pak se Mbappe dhe 11 gola më pak se kapiteni blaugrana.

Ja renditja aktuale, top-10 e “Këpucës së Artë”:
1. Lionel Messi - 32 gola (64 pikë)
2. Kylian Mbappé - 27 gola (54 pikë)
3. Fabio Quagliarella - 21 gola (42 pikë)
4. Krzysztof Piatek - 20 gola (40 pikë)
5. Robert Lewandowski - 19 gola (38 pikë)
6. Duvan Zapata - 19 gola (38 pikë)
7. Sergio Agüero - 19 gola (38 pikë)
8. Cristiano Ronaldo - 19 gola (38 pikë)
9. Luis Suárez - 19 gola (38 pikë)
 10. Nicolas Pépé - 18 gola (36 pikë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat